Nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë me koronavirs në Shkodër.
Sipas ABC News nga 37 tamponët e bërë një ditë më parë, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Ndër të tjera ai bën me dije se dy nga rastet e reja janë personel nga Poliklinika, një nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore dhe pjesa tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër është 149 persona.
/DRONI.al.











