Qeveria shqiptare sapk ka sanksionuar nje borxh peej 650 milionë euro kredi nga Eurobondi. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga ministrja e Financave Anila Denaj.
Interesi i kredisë së marrë nga Eurobondi pritet të jetë 3.62%.
Afati i kredisë ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht duhet të jetë 7 vjet.
Kryeministri Rama e konsideroi nje arritje te madhe marrjen e borxhit qe sipas tij ka nje vlere te ulet interesi dhe tregon besim ne financat shqiptare.
Qeveria shqiptare zgjodhi te marre borxh per tejkalimin e krizes se koronavirusit ne vend qe te menaxhoje me efikasitet burimet e veta apo te aplikoje nga kredite me interes tebulet qe premtuan vendet evropiane pas termetit te 26 nentorit.
Borxhi publik pritet te kete shkuar ne 84% pas marrjes se ketij borxhi, nder me te medhate qe ka marre vendi ndonjehere.











