Një 45-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e Besnik Metajt në Itali ka rënë në pranga e policisë italiane. I arrestuari, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar pas shkatërrimit të një bande italo-shqiptare.
45-vjeçari është një shqiptar nga Kopliku i lidhur me Ndranghetan kalabreze. Ai u arrestua gjatë një operacioni kundër një bande kriminale e trafikut të drogës midis Veneto, Lombardia Kalabria dhe jashtë saj (Shqipëri, Angli, Gjermani dhe Rumani).
Ai është autori i vrasjes së shqiptarit Besnik Metaj 39 vjec në prill 2017 i cili i gjet i varrosur nudo e i ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në malin Cornizzolo. Ai u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 350 kg marijuanë , 270 gramë kokainë e amfitemina.
/DRONI.al/











