Keshilli Politik do te mblidhet sot ne mbremje pas nje ftese te kryer nga zyra e OSBE ne Tirane dhe pas konfirmimit per pjesemarrje.
Në mbledhjen e parashikuar për në orën 19:30 minuta.
Takimi erdhi pas nje numer takimesh te zhvilluar sot nga deejtuesit dhe ekspertet e PD dhe partive te tjera te opozites ne lidhje me reformen zgjedhore.
Tani se fundi ka nje takim mes Bashes, Kryemadhit, Bylykbashit e Vasilit nderkohe qe pak me heret ne takim ishte edhe kreu i PDIU, Shpetim Idrizi.
Palët kanë arritur marrëveshje deri më tani për identifikimin elektronik biometrik, çka do të thotë se votuesit do të japin shenjën e gishtit, në mënyrë që të shmanget votimi familjar apo votimi për ata që janë jashtë.
Ndërkohë, një nga ngërçet kryesore është depolitizimi i komisionerëve të zgjedhjeve, ku socialistët propozojnë që këtë proces ta kryejnë punonjës të administratës.











