Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u gjet në posedimin e 30 fidanëve me kanabis, në tentativë për ti kultivuar.
Pas një kontrolli me dron në zonën e Cakranin, ku u angazhuan 100 forca policie, u konstatuan fidanët në kubikë.
“Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë. Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar”,-njofton policia.
Polica ka njoftuar se do të vazhdojë kontrollin me dron në gjithë territorin e Shqipërisë.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/849829785512868/?t=1
/DRONI.al/











