IKMT ka ndëshkuar me gjobë nje subjekt ne Durres, pasi mesoi se derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur. Burime zyrtare bejne me dije se procedohet në gjëndje të lirë pronari i punishtes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u procedua në gjendje të lirë pronari i punishtes, shtetasi D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.
IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar. Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Ndërtim pa leje”.
/DRONI.al/











