Janë identifikuar tashmë 2 raste me Covid-19 në kadastrën e Durrësit. 2 specialistët janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre ndërkohë që hetimi epidemiologjik vazhdon intensivisht.
24 orët e fundit janë marrë 20 tamponë nga të cilët 19 persona kanë rezultuar negativë. Megjithatë të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit.
Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit ishte specialiste sporteli dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët.












