• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Basha vijon takimet në kryeqytet: Rama bën paratë tuaja rrush e kumbulla me udhëtime me çarter

droni by droni
1 June, 2020
in Uncategorized
0
VIDEO/Basha vijon takimet në kryeqytet: Rama bën paratë tuaja rrush e kumbulla me udhëtime me çarter
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I perqendruar tek biznesi dhe ecuria e tij pas pandemise, Lulzim Basha njoftoi me ane te nje video live se do te ndalej sot ne takime me biznese ne Kombinat.

Basha, prej disa ditesh ka zhvilluar ture me takime me biznesin e vogel dhe nga ku nxjerr te njejtin perfundim dhe realitet, qe bizneset jane ne veshtiresi dhe vuajne nga kriza e thelle.

“Arsyeja kryesore është se edhe në kohën e pandemisë Edi Rama bën paratë tuaja rrush e kumbulla me udhetime me cartera luksoze.

Qindra mijëra euro për të kaluar fundjavën në Paris kur me toi mund të ushqeheshin disa familje. Gjendja ekonomike është katastrofike. Edhe analiza e bankës Botërore thotë që 1 në dy shqiptarë është i varfër.

Nuk kishte pse kjo pandemi të rrënonte gjithçka. Bizneset janë të braktisur nga qeveria. Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka vetëm një përgjegjës, që nuk i dhimbsen shqiptarët. Jam këtu për t’iu thënë se ne kemi një plan dhe një vizion për të ndryshuar këtë situatë“, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/332383217747459/?t=0

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TW PARTISW DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PARA TAKIMIT ME BIZNESET NW KOMBINAT

Mirëdita këtu nga Kombinati, një nga lagjet e kryeqytetit, ku ndodhem në një vizitë pranë qytetarëve dhe bizneseve të kësaj zone. Situata ekonomike është në qendër të bashkëbisedimit tim.

Ajo që kam konstatuar në bisedat e para me tregtarët, me bizneset e zonës, por edhe me qytetarët është se ka një rënie të xhiros dhe të konsumit si kurrë më parë. Varfëria është ulur këmbëkryq si kurrë më parë, është i njëjti realitet si në vendet e tjera, në zona të tjera të kryeqytetit, por, po kështu, edhe në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen, po falimentojnë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të blejnë as plotësojnë nevojat minimale të konsumit të tyre dhe fjala kryesore tek bizneset e para që kam vizituar janë listat. Janë shtuar listat, janë shtuar numri i njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për nevojat minimale të ditës, në dyqanet e bukës, në dyqanet e ushqimit, tek fruta-perimet.

Varfëria është kudo dhe arsyeja pse edhe në kohë të pandemisë, ashtu si edhe më përpara, janë lënë të braktisur dhe në mëshirë të fatit nga qeveria e Edi Ramës, e cila edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve.

Kjo është situata, një situatë e tmerrshme ekonomike, biznese që mbyllen, varfëri që shtohet, ndërkohë që Edi Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë me lekët e taksapaguesve të shqiptarëve, qindra-mijëra euro për fundjava në Paris, që do të mjaftonin për të mbajtur hapur mijëra biznese apo për të dhënë një ndihmë jetike për qindra, për mijëra familje, të cilat sot kanë vështirësi për të blerë edhe mallrat bazë për fëmijët e tyre, për familjet e tyre.

Kjo është situata anembanë Shqipërisë dhe konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankës Botërore i sapo dalë, gjatë ditëve të fundit, i cili thotë se 50% e shqiptarëve; 1 në 2 shqiptarë, 1 në 2 familje shqiptare tashmë ka prekur fundin, është në varfëri, jeton në varfëri.

Nuk ka pse të ishte kështu, nuk ka pse kjo krizë të rrënonte absolutisht gjithçka. Arsyeja kryesore, arsyeja e vetme është sepse edhe në kohë krize paratë tuaja, paratë e familjeve tuaja, paratë e taksave tuaja, paratë e faturave të rritura të energjisë, paratë e tarifave të rritura, akcizës së rritur të karburantit, në vend që të vinin tek ju për t’ju ndihmuar, për t’ju çliruar nga pesha e shtuar e varfërisë në kohën e pandemisë, prapë se prapë shkuan aty ku kanë shkuar këto 7 vite, te oligarkët, shkuan tek kontratat selektive korruptive në kohë pandemie, shkuan te vjedhja dhe shkatërrimi i pronës publike dhe grabitja e pronës private. Shkuan tek udhëtimet luksoze të kryeministrit dhe tendera luksozë për zyrat e qeverisë, në vend që të shkojnë aty ku ka nevojë më shumë se kurrë sot ekonomia shqiptare, te konsumatori, tek familjet e varfra e në nevojë, tek ata që kanë humbur vendet e punës dhe tek bizneset që janë në ditën e tyre më të zezë.

Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka një dhe vetëm një përgjegjës: njeriun që ka vënë interesat e tij, xhepat e tij, që nuk i dhimbsen shqiptarët, nuk i dhemb gjendja juaj ekonomike dhe ka vënë gjithçka në funksion të pushtetit të tij, pasurimit të tij dhe një grushti oligarkësh me të cilët mban pushtetin.

Jam sot për të dëgjuar në këtë tur, por jam këtu edhe për t’ju thënë të gjithë njerëzve që takoj dhe gjithë ju që na ndiqni se ne kemi një plan, kemi një vizion, kemi dëshirën dhe ambicien për ta ndryshuar këtë situatë. Dhe kjo mund të ndryshojë vetëm duke kthyer vëmendjen tek ju, duke kthyer tek ju paratë e vjedhura e të grabitura gjatë këtyre viteve dhe në veçanti gjatë këtyre muajve të fundit të vështirë të pandemisë, duke kthyer një qeverisje për ju, duke ulur taksat, duke hapur ekonominë dhe duke bërë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët të gëzojnë të mirat materiale të këtij vendi dhe jo vetëm të një grushti oligarkësh për të cilët punon sot gjithë vendi.

Do të vazhdoj tani takimet në zonën e Kombinatit dhe më vonë do të keni mundësinë t’i ndiqni këto edhe përmes faqes time të Facebook si gjithmonë. Qëllimi im kryesor është të jem me njerëzit, afër njerëzve për të marrë të vërtetën ashtu siç është dhe jo të zbukuruar nga propaganda, e cila nuk tregon vuajtjet e mjerimin tuaj por gënjen me regji qendrore duke u munduar të fshehë krizën e thellë ekonomike që ka trokitur në çdo derë, falimentimin e bizneseve në mënyrë masive. Por të gjithë e dimë se kjo nuk mund të fshihet më dhe të gjithë e dijmë emrin e personit përgjegjës për këtë situatë.

Është ai që paratë tuaja i ka bërë rrush e kumbulla.
Është ai që paratë tuaja edhe në kohë pandemie i bën udhëtime me chartera luksozë në fundjavat luksoze në Europë.
Është ai që paratë tuaja ua ka dhënë oligarkëve.

Kjo situatë mund dhe do të marrë fund përmes një bashkimi shumë të madh, përmes një bashkimi të pandalshëm të shqiptarëve përtej bindjeve politike për një dhe një qëllim të vetëm: që Shqipëria të jetë e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e Edi Ramës dhe 5 oligarkëve.

Ju përshëndes dhe ju uroj një javë sa më të mbarë nga Kombinati këtu në Tiranë.

/DRONI.al/

Tags: biznesi i vogelKOMBINATLulzim Bashatakime
Previous Post

Alarm për koronavirus në Kadastrën e Durrësit, familjarët e një punonjëseje dalin pozitivë

Next Post

Sa ishte numri i rasteve të reja me koronavirus, harta e shpërndarjes

droni

droni

Next Post
Sa ishte numri i rasteve të reja me koronavirus, harta e shpërndarjes

Sa ishte numri i rasteve të reja me koronavirus, harta e shpërndarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.