• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pasojat nga COVID-19, Interpol dhe Qendra Europiane parashikojnë rritje të prodhimit të kanabisit në Shqipëri

droni by droni
1 June, 2020
in Kronika, speciale
0
Vlorë, arrestohet 59-vjeçari për kultivim kanabisi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kanabisit për tregjet europiane, kultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19. Ky është konkluzioni që arrihet në raportin e fundit të përbashkët të Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA).

Ky konstatim vjen ndërkohë që Shqipëria po përgatitet që të legalizojë prodhimin e kanabisit vetëm për qëllime mjekësore (shënim i Monitor). Rritja e prodhimit duket e nxitur nga mungesa e këtij produkti në tregjet europiane pas pandemisë dhe rritjes së çmimit të kanabisit në shumë shtete, si Francë, Belgjikë, Norvegji, Spanjë etj. Ndërsa dispnueshmëria e kanabisit (oferta) ka rënë në pjesën më të madhe të shteteve të Europës. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për heroinën dhe kokainën (shiko dy figurat në fund).

Sipas raportit, disa rrugë trafikimi nga Ballkani Perëndimor drejt pjesës tjetër të rajonit dhe Be-së janë ende në përdorim, bazuar në kapjet e mëdha të barit të kanabisit në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Për më tepër, në maj, thotë raporti, më shumë se një ton bar kanabisi u raportua afër kufirit greko-shqiptar.

Në raport thuhet se prodhimi i kanabisit bimor në Ballkanin Perëndimor pritet të rritet për shkak të zhvendosjes së përparësive të zbatimit të ligjit drejt respektimit të kufizimeve të pandemisë.

Raporti, që është i dyti pas atij të nëntorit 2019, (ku u analizuan tregjet e drogave) ka marrë në shqyrtim zhvillimet në tregun europian të narkotikëve pas efektit të Covid-19.

“Efektet ekonomike të krizës ka të ngjarë që t’i bëjnë komunitetet tona më të brishta si ndaj problemit të drogave ashtu dhe ndaj implikimeve në tregun e drogave”, thotë në hyrje të raportit, Alexis Goosdeel, drejtor i EMCDDA.

Sipas raportit, “Kufizimet globale në udhëtime dhe masat e tjera si rezultat i pandemisë COVID-19 kanë pasur një ndikim të përkohshëm kufizues në tregun europian të drogave duke çuar në mungesë dhe çmime më të larta për disa lloje narkotikësh, por situata është subjekt i ndryshimit të shpejtë”.

Megjithëse prodhimi duket se po vazhdon, 14 ekspertë raportuan një ulje të disponueshmërisë dhe një rritje të çmimeve të kanabisit bimor në nivele të shitjes me pakicë dhe / ose me shumicë të tregut (Shikoni figurat 1 dhe 2). Rritjet në çmimet e shitjes me pakicë të kanabisit bimor në disa shtete anëtare nënkuptojnë se ka pasur mungesa të furnizimit gjatë pandemisë, që ka të ngjarë të lidhen me çështjet e shpërndarjes.

Ulja e disponueshmërisë është ndoshta një efekt i përkohshëm që mund të rezultojë nga kufizimet në tregjet e drogës për shkak të distancimit social, depozitimit të kanabisit, ose mbylljes së kufijve, duke kufizuar trafikimin midis vendeve.

Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit bimor të trafikuar në BE

Raporti i mëparshëm i nëntorit,  “Tregu i drogave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA) e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transportohen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm. Raporti përmend fuqizimin e grupeve kriminale shqipfolëse (ku përfshihen individët shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj)  në vendet e Bashkimit Europian, sidomos në trafikimin e heroinës e kokainës në Britaninë e Madhe, duke zhvendosur turqit e të tjerë.

Sipas raportit, “Shqipëria ka të ngjarë të jetë prodhuesi më i madh i kanabisit bimor të trafikuar në BE. Gjatë vitit 2017 dhe 2018, trafikimi në shkallë të gjerë i kanabisit bimor nga Shqipëria në BE vazhdoi. Konfiskimet italiane të kanabisit bimor u rritën nga afro 42 ton në vitin 2016 në më shumë se 90 ton në 2017, duke reflektuar intensifikimin e aktivitetit të trafikimit në të gjithë Detin Adriatik. Si përgjigje ndaj presionit në rritje të ushtruar nga autoritetet italiane, organizatat kriminale shqipfolëse, shpesh në bashkëpunim me ato të stilit mafioz italian, tani synojnë vendet më tej në veri përgjatë bregdetit italian si pika dorëzimi. Rojet bregdetare greke raportojnë lëvizje të rregullta të anijeve të vogla me shpejtësi të lartë nga Shqipëria dhe Italia në drejtim të deteve Egje dhe Jon, me qëllimin për të kontrabanduar kanabis bimor shqiptar drejt Turqisë. Organizatat kriminale shqipfolëse bashkëpunojnë me të tjera në disa shtete anëtare të BE-së: Austri, Kroaci, Greqi, Hungari, Itali, Rumani, Suedi, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto shtete kanë raportuar rritje të konfiskimeve të kanabisit bimor, me origjinë shqiptare. Organizatat kriminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontrabandojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë cash përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm”.

Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolëse në tregun e trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, krahas kolumbianëve dhe italianëve, që kanë pasur historikisht një rol kyç. Disa organizata kanë vendosur lidhje direkte me shtetet e Amerikës Latine, duke përdorur një model të ri biznesi nga “fillimi në fund” për të menaxhuar zinxhirin e furnizimit, me sasi të mëdha kokaine që blihen afër zonave prodhuese me kosto të ulët. Belgjika, Holanda dhe Spanja mbeten pikat kyçe të hyrjes dhe shpërndarjes së kokainës në BE.

Në raport shpjegohen dhe rrugët e trafikimit të produkteve narkotike. Korridori jugor kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe ose Italisë, duke përdorur si transportin detar ashtu dhe atë tokësor. Një tjetër rrugë është ajri. Për shembull, trafikimi i narkotikëve ndodh mes Shqipërisë dhe Italisë me avionë që nisen nga klubet ajrore të Italisë ose pistat e avionëve, duke fluturuar në lartësi të ulët, nën mbulimin e një udhëtimi për kënaqësi. Ato kalojnë detin Adriatik dhe ulen në fusha të posaçme në Shqipëri./Monitor.al/

Tags: kanabisikoronavirusmbjelljaparashikimi
Previous Post

Aksident në Rinas, mbeten të plagosur dy fëmijë

Next Post

Kolonjë, gruaja i jep fund jetës në hambarin afër banesës

droni

droni

Next Post
Sherr me armë e leva për kryeplakun e Lepenicës, tre “zgjedhës” përfundojnë në spital

Kolonjë, gruaja i jep fund jetës në hambarin afër banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.