Në tryezën e Këshillit Politik është shtuar sot edhe një përfaqësues i SHBA.
Një orë më parë përfaqësuesi i SHBA ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashin dhe atë të maxhorancës, Damian Gjiknurin, dhe Petrit Vasilin.
Ndërkohë janë zbardhur edhe kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë me garantimin e votës, qeverinë kujdestare dhe angazhimin e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimeve gjatë procesit elektoral.











