Dy raste pozitivë me koronavirus janë zbuluar së fundmi te spitali “Shefqet Ndroqi”, teksa ky i fundit iu rikthye normalitetit, pasi prej javësh funksionoi si spital Covid.
Abcnews.al mëson se një rast është një 80-vjeçare, e cila fillimisht ka qenë e shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Nga atje ajo ka shkuar në shtëpi.
Ndërkohë pas 17 ditësh në shtëpi e moshuara ka shfaqur kompikacione në mushkëri dhe është dërguar në sanatorium.
80-vjeçarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mirëpo, teksa ishte e shtruar në sanatorium të moshuarës i është marrë tamponi, dhe ka rezultuar pozitive me Covid-19. E moshuara është konfirmuar e infektuar nga virusi pasi kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë, rasti tjetër në Senatorium është një pacient nga Librazhdi. Pasi i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv, ai është transportuar te Infektivi.
//DRONI.al












