Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit Sarandi Çobo, i cili u dhunua nga punonjës të policisë pranë liqenit artificial të Tiranës reagoi fill pas publikimit të videos së Drejtorit Ardi Veliu, i cili thotë se ajo shfaqet me pistoletë në dorë.
Sipas Çobos, videoja e transmetuar nga Drejtori i Policisë është shkëputur nga një pjesë filmi. ‘Jeni në xhirimet e një filmi dhe është armë lodër.Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrasin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës‘, tha Çobo për JOQ.
Ky eshte nje rast flagrant jo vetem i injorances se kryepolicit por edhe i dashakeqesise. Fill pas postimit te tij ka pase reagime te rrepta ne rrjetet sociale ku kerkohet shkarkimi i tij nga detyra.













