Nje person mbeti i plagosur rende me armë zjarri në Peqin. Mediat raportojnë se i plagosur ka mbetur Besmir Hakballa, i cili ka marrë plumb në këmbë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar ambulancën për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.
I plagosuri ështe derguar ne Tirane dhe raportohet se gjendja e tij është kritike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Peqin dhe të DVP Elbasan po krehin zonën për kapjen e autorit.












