Italia shënon ulje të metejshme të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 78 viktima të reja duke e çuar numrin total në 32,955.
Ndërsa është ulur dhe numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ku këtë të martë u gjeten 397 raste te reja.Gjithsej numërohen 230,555 të infektuar në të gjithë vendin.
Numri pozitivë aktual me COVID-19 është 52,942 ku shumica janë të shtruar në spital. 521 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore./DRONI.al












