Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk e ka lene pa pergjigje kryeministrin Edi Rama, i cili e permendi disa here ne seancen e sotme parlamentare.
Kryeministri tregoi në Kuvend një moment nga jeta e tij, kur tha disa vite më parë, ka patur një njeri të dashur në spitalin e Massachusetts, ku sot rreshtohen mijëra viktima.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës, Kryemadhi shkruan se “Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore”.

Kryeministri perfundoi dhe ‘dashurine’ me Presidentin Ilir Meta, ku ketij te fundit i permendi shtëpitë në det dhe në fshat, ndërsa vëllezërit Budina i ka quajtur komunistë, që bënin gjithçka për të qenë në skenë gjatë diktaturës.
/DRONIi.al/











