• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjeku shpjegon me anë të statistikave: Kush ishte kulmi i pandemisë në Shqipëri, vendimet e duhura dhe të gabuara

droni by droni
21 May, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Publikohet harta e shperndarjes se Covid 19 ne Shqiperi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhëna te detajuara në lidhje me shfaqjen, zhvillimin dhe përfundimin e pandemisë së koronavirusi në vendin tone.

Përmes statistikave ai shprehet se kulmi spitalor i pandemisë ka qenë në 25 mars me shtrimin e 58 për qind të të prekurve, ku 3.2 për qind e tyre ishin të shtruar në shërbimin intensiv.

Në lidhje me masat fillestare duke iu referuar të dhënave statistikore mjeku vlerëson nëse masat e marra ishin të duhurat apo të gabuara. Kështu, sipas tij mbyllja e shkollave më datë 9 mars dhe shpallja e Fatkeqësisë Natyrore më datë 24 mars ishin vendimet e duhura, ndërsa zgjatja e saj deri në 23 qershor ishtë një masë e pabazuar në të dhëna statistikore.

Postimi i plotë

❗“Puna e epidemiologjisë është e lidhur me pyetjet e papërgjigjura, por edhe me përgjigjet e papyetura!”❗Cit. Patricia Buffler (Universiteti i Kalifornisë – Kongresi Amerikano-Verior i Epidemiologjisë 2011)

Le të hedhim një sy mbi çfarë ka ndodhur në Shqipëri prej fillimit të epidemisë!

📊 Grafiku 1 (Përqindja e Rasteve Aktive me COVID-19 të Shtruar në Spital dhe në Terapi Intensive):

🚧 Në këtë grafik paraqiten rastet e shtruara në spital (shtrime më të lehta) dhe ato të shtruara në terapi intensive. Ato janë shprehur si përqindje e rasteve aktive në Shqipëri, pra mos i ngatërroni me rastet e reja.
🚧 Paraqiten gjithashtu edhe pikat kryesore të vendimmarrjes qeveritare.

🚩 Gjetjet:
👉 Piku spitalor i epidemisë (shprehur si përqindje e rasteve aktive të shtruara në spital) ka qenë më 25 Mars 2020 me (58.1% e rasteve aktive ishin të shtruara në spital, nga të cilat 3.2% në terapi intensive).
👉 Periudha e pikut spitalor ka qenë periudha 13 Mars 2020 – 16 Prill 2020. (Përqindja spitalore më 13 Mars ishte 22.7%, ndërsa më 16 Prill ra në 20.0% dhe mbeti qëndrueshmërisht nën këtë shifër)

🚩 Masat fillestare:
👉 Mbyllja e shkollave më 09 Mars 2020 nuk shfaq asnjë efekt zbutës. (Në kushtet e mosdijes, vendimi ishte i saktë edhe pse nuk pati asnjë efekt) 💚
👉 Mbyllja e plotë e Shqipërisë më 16 Mars 2020 u shoqërua me zbutje të kurbës epidemiologjike. (Vendim i saktë) 💚
👉 Deklarohet gjendja e fatkeqësisë natyrore më 24 Mars 2020 kur tashmë kurba epidemiologjike ishte në fazë të qëndrueshme (faza plateau). (Vendimi duket i pabazuar mbi të dhënat, megjithatë mbetet socialisht i justifikueshëm) ❤
👉 Më 29 Mars 2020 hapet spitali COVID-2. (Vendim i saktë) 💚
👉 Më 04 Prill 2020 deklarohet “mesi i epidemisë” nga Ministria e Shëndetësisë. (Deklaratë e saktë) 💚
👉 Më 21 Prill 2020 deklarohet shtyrja e fatkeqësisë natyrore deri më 23 Qershor 2020. (Vendim i evitueshëm dhe i pabazuar mbi të dhënat) ❤
👉 Më 17 Maj 2020 mbyllet spitali COVID-2. (Vendim i saktë) 💚

👉 Data e fundit e të dhënave (20 Maj 2020) tregon se në spital janë të shtruar 8.6% e rasteve aktive, nga të cilat 1.7% në terapi intensive dhe 6.9% në gjendje më të mirë.

📊 Grafiku 2 (Ecuria e Rasteve me COVID-19 në Shqipëri):

🚧 Paraqiten në funksion të kohës rastet aktive, rastet e shtruara në spital më lehtë dhe në terapi intensive, si edhe rastet e reja.
🚧 Gjithashtu paraqiten edhe 3 vatrat e fasonerive (Krujë, Tiranë dhe Durrës).

🚩 Gjetjet:
👉 Më 20 Prill 2020, ishim duke hyrë në rënie të rasteve aktive, piku i të cilave ishte arritur më 06 Prill 2020 me 240 raste aktive.
👉 Por më 20 Prill 2020 u ndez vatra e fasonerisë së Krujës, e cila e çoi pikun e rasteve aktive në shifrën 288-289 në datat 26-28 Prill 2020. Kjo shkaktoi një pik të dytë.❗
👉 Më 29 Prill 2020 ndizet vatra e fasonerisë së Tiranës, e cila fatmirësisht u izolua shpejt dhe nuk u paraqit me shtrim rastesh aktive një javë më pas.
👉 Më 13 Maj 2020 ndizet vatra e fasonerisë së Durrësit, e cila shkaktoi një pik të tretë duke arritur 200 raste aktive më 17 Maj 2020, nga 161 raste aktive që ishin.❗

🚩 Me rëndësi është të vemë re se, në mbështetje të vëzhgimeve klinike në Itali, edhe në Shqipëri vërehet një zbutje e shfaqjes klinike të sëmundjes.

👉 Kjo fazë e “zbutjes së virusit” fillon pas datës 25 Mars 2020 në pikun e epidemisë spitalore (58.1% e rasteve aktive) dhe vazhdon e qëndrueshme në vlerat 40-50% në periudhën 26 Mars 2020 deri më 02 Prill 2020, dhe në datën e fundit arrin vlerën 40%.
👉 Koeficienti bie nën 30% më 08 Prill 2020 (25.9%).
👉 Koeficienti bie nën 20% më 17 Prill 2020 (18.7%).
👉 Koeficienti bie nën 10% më 17 Maj 2020 (8.5%).

KUJDES: Nevojiten prova kërkimore shkencore për ta vërtetuar hipotezën më lart, por ndryshimet e shfaqjes klinike janë të qarta.

/DRONI.al/

Tags: analizaepidemiamasatMJEKUt3e dhenat
Previous Post

SPAK nis hetimet për prishjen e Teatrit, zbulohet prokurori që merr në dorë dosjen

Next Post

Aksident në Durrës, furgoni me 4 policë bashkiakë kthehet përmbys

droni

droni

Next Post
Aksident në Durrës, furgoni me 4 policë bashkiakë kthehet përmbys

Aksident në Durrës, furgoni me 4 policë bashkiakë kthehet përmbys

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.