Policia e Tiranes ka arrestuar në flagrancë inxhinierin e një firme ndërtimi dhe ka proceduar penalisht administratorin e firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë)”,-sqaron policia.
Arrestimi vjen pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori 35 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit E. H., 38 vjeç, pasi në rrugën “Hysni Xhura”, ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin S. D., për motive të dobëta”,-sqaron policia per arrestimin e nje tjeter ngjarje ne kryeqytet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
//DRONI.al/











