Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, lajmeroi kete pasditr se për shkak të covid-19, korniza e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shtyhet për në qershor.
Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se raportet vjetore dalin në vjeshtë, prandaj shtetet përkatëse duhet të vijojnë me reformat.
“Korniza e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vijojnë në qershor, ndërkohë që raportet vjetore dalin në vjeshtë, ndaj mund të vijohet me përmbushjen e reformave. Procesi i rëndësishëm i zgjerimit vazhdon”.












