Një automjet është përfshirë nga zjarri rreth orës 01.00 pas mesnate në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Sipas informacioneve, një person i paidentifikuar ka thyer xhamin e përparmë të Marsel Karanxhës dhe më pas përdori edhe benzinë për të djegur automjetin.
Zjarrfikësit arritën ta shuajnë, por mjeti u dogj pjesërisht. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.Paraprakisht dyshohet makinës i është vënë zjarri qëllimisht.
Djegia e mjetit tip “Audi” pason djegien e një tjetër makine po në këtë lagje disa ditë më parë. Makina që u dogj më herët ishte e një punonjësit të Policisë së Elbasanit.
/DRONI.al/











