Kryetari i PD, Lulzim Basha po ndjek protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar i bashkuar me protestuesit.
Ai është përzierë me turmën duke ndjekur që aty fjalimet e artistëve të cilët janë organizatorë dhe protagonistë të kësaj proteste.
Ky ka qenë edhe urdhri i Bashës një natë më parë, duke theksuar se roli i tyre në protestë do të jetë mbështetës të kauzës së artistëve.
Po ashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është mes protestuesve.












