Ngjarja e dhimbshme e dhunes ndaj nje minoreni ka sjelle dhe reagimin e kryeopozitarit Basha. Përmes një postimi në Twitter, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj 15-vjeçarit në zonën e liqenit artificial.
Ai shkruan se dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Basha shton se Rama është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë.
Basha: Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar. Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!
/DRONI.al/











