Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Erion Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar.
Me një postim në Twitter, Grabiel shkruan se para se të merret një vendim i pakthyeshëm për këtë pasuri kulturore, duhet që të ketë dialog të gjerë me ekspertët dhe shoqërinë civile.
‘Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana.
Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore’ shkruan Gabriel në postimin e saj në Twitter.

Kujtojme se Aleanca per Teatrin paditi ne Prokurori vendimin e Keshillit Bashkiak per te shembur teatrin, ndersa nje dite me pare Presidenti Meta e paditi vendimin e kalimit te pronesise ne gjykaten Kushtetuese.
/DRONI.al/











