Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës, njofton policia e Lezhes.
“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorin e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, ben te ditur policia.











