Nje femije 8 vjecar humbi jeten sot ne nje rezervuar tek “Parku japonez” ne Korce.
Ngjarja ndodhi rreth ores 16.00 kete pasdite, njofton policia e Korces. Po punohet per identifikimin e viktimes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.
Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.











