Një 36-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë këtë të dielë në burgun e Trikallës në Greqi ndersa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Mediat greke raportojnë se ai u transportua me ambulancë për në spital, por ishte pa shenja jete.
Autoritetet do t’i bëjnë autopsinë për të zbuluar shkakun e vdekjes, por paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë rrëzuar në qeli.











