Në 24 orët e fundit në Krujë dhe Fushë Krujë janë 3 të infektuar me COVID, nga 43 tampone që janë bërë nga ISHP-ja dhe kjo do te thote qe situata vijon te jete shqetesuese me raste qe shenohen çdo dite.
Ndërkohë që ditën e djeshme është rihapur duke rinisur punën fasoneria ‘Endi shpk’, në të cilën u shënua rasti i parë me COVID.
Raportohet se fasoneria është rihapur me leje të drejtorisë së shëndetit publik në Durrës. Ndërmarrja ka rifilluar punë me një numër të reduktuar punonjësish, të cilët nuk u prekën.
Policia dhe Prokuroria nuk nisën asnjë hetim për fasoneritë që shkaktuan përhapjen dhe rasti konkret shpëtoi pa asnjë gjobë.
vijon..
/DRONI.al/











