Zyra e Bashkimit Evropian ne Tirane e ka ndare sot veten nga vendimi i qeverise per nje ligj qe legalizon kanabisin ne Shqiperii cili u deklarua nga Kryeministri Rama ne pranine e ambasadorit te BE, Soreca.
Fill pas reagimit te BE ka reaguar ne twitter ish deputeti i PD, Genc Pollo.
“Sqarim i dobishëm e distancim social i shëndetshëm nga narkoprojekti qeveritar. Heshtja e @EUinAlbania gjatë #Kanabis2016 nuk ndihmoi për Shqipërinë europiane. Shpresoj reagimi i sotëm të kthehet në linjë stabile”, shkruan Pollo.
Pak me heret BE ne Tirane deklaroi:
“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”.












