Komisioni Evropian i ka bërë thirrje vendeve të BE që të mos hapin kufizimet dhe ta zgjasin kufizimin e përkohshëm për udhëtimet jo të rëndësishme në BE, deri në 15 qershor.

Ndërsa në faqen zyrtare të KE thuhet: Komisioni fton shtetet anëtare të Shengenit dhe Shtetet e Asociuara të Shengenit të zgjasin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jothelbësore në BE për 30 ditë të tjera, deri në 15 qershor.
Ndërsa disa shtete të asociuara të BE-së dhe Shengenit po ndërmarrin hapa paraprak në drejtim të lehtësimit të masave për luftimin e përhapjes së pandemisë, situata mbetet e brishtë si në Evropë ashtu edhe në mbarë botën.
Kjo kërkon masa të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes gjatë udhëtimit në BE.
/DRONI.al/












