Drejtori gjerman i Aeroportit te Rinasit Costandin Von Alvensleben u sulmua sot me gurë nga një person rreth të njëzetave.
Mësohet se Von Alvensleben ka depozituar kallëzim në polici, pranë komisariatit numër 3. Ai ka thënë se një djalë i ri ka qëlluar me gurë makinën e tij.
Ndërkohë nga policia mësohet se personi që ka sulmuar Von Alvensleben është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.











