Italia raportoi në 24 orët e fundit 243 viktima dhe 1327 raste pozitive koronavirus. Italia ka regjistruar deri sot 30,201 viktima dhe 217,185 persona të infektuar.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,928 pacientë të shëruar më shumë dhe numri i tyre ka arritur në 99,203 persona.
Ditë e sotme, në rajonin e Lombardisë janë regjistruar 634 raste pozitive më shumë dhe 94 viktima.
Deri tani Italia ka kryer 2,445,063 teste në total.











