• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRECO alarmohet për tenderat e fshehtë për Covid 19, si u bënë në Shqipëri

droni by droni
8 May, 2020
in Ekonomia, Kryesore
0
VIDEO/ Më në fund qeveria gjen pajisje mbrojtëse për mjekët e koronavirusit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, i njohur ndryshe si GRECO ka publikuar një sërë udhëzimesh për vendet anëtare që synojnë parandalimin e korrupsionit në kontekstin e urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia Covid-19, njofton Zëri I Amerikës.

 Në një bisedë më këtë radio sekretari ekzekutiv i GRECO-s, Gianluca Esposito thotë se ndërsa emergjenca kërkon ndëhyrje të shpejta, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje fushave ku rreziku i korrupsionit është i lartë, si prokurimet publike apo konflikti i interesit. Tenderat për blerjen e materialeve shëndetësore kanë qenë temë e një debati të nxehtë dhe në Shqipëri, veçanërisht për shkak të faktit se ato u realizuan përmes një procedure të re, që shmang publikimin e të dhënave.

Organi antikorrupsion i Këshillit të Europës, GRECO, vlerëson se “rreziqet e korrupsionit nuk duhen nënvlerësuar ndërkohë që vendet përballen me emergjenca të pamohueshme, dhe pushteti përqëndrohet, liritë e të drejtat shmangen e sasi të mëdha parashë futen në ekonomi për të lehtësuar krizën”. Pikërisht për këtë arsye, GRECO ka lëshuar një udhëzues për vendet anëtare, mes të cilave është dhe Shqipëria

“Për ne mesazhi më i rëndësishëm ishte ngritja e një lloj flamuri portokalli, jo një flamur i kuq, jo një flamur i bardhë, por një flamur portokalli për të tërhequr vëmendjen ndaj zonave të rrezikut që krijohen nga situata e pandemisë, për parandalimin e korrupsionit”, tha për Zërin e Amerikës në një komunikim përmes Skype-t Gianluca Esposito, Sekretar ekzekutiv i GRECO-s.

Ai shpjegon se në situata emergjence “ndërhyrjet urgjente janë të rëndësishme dhe të justifikuara. Sidoqoftë, gjatë kryerjes së këtyre veprimeve një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushave ku rreziku i korrupsionit është më i lartë, kjo përfshin për shembull prokurimin publik, rreziqet e lobimit në kontekstin e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore, rreziqet e konfliktit të interesave sidomos brenda pushtetit ekzekutiv, apo si të trajtohet korrupsioni në sektorin privat sepse sigurisht që kompanitë private luajnë një rol të rëndësishëm këtu, si në sigurimin e materialeve për mbrojtje publike, edhe për mbrojtjen personale. Pra, ajo që ne po përpiqemi të themi është ju lutemi, bëni kujdes”, theksoi zoti Esposito.

Sipas GRECO-s, sektori i shëndetësisë është ai që ekspozohet në mënyrë të veçantë, për shkak të rritjes së menjëhershme të nevojës për furnizime mjekësore dhe thjeshtimit të rregullave të prokurimit.

Në fakt dhe në Shqipëri, është ky sektor i cili është vënë më së shumti në qendër të akuzave për një numër tenderash për blerje të pajisjeve mjeksore, veshjeve mbrojtëse për personelin apo dhe furnizimin me ilaçe.

Opozita në disa dalje publike radhazi ngriti akuza për abuzime me çmimet, duke pretenduar se në mjaft raste mallrat janë blerë me një vlerë më të lartë se e tregut. Po ashtu sipas tyre këta tendera janë organizuar sipas një procedure të fshehtë.

Ministria e Shëndetësisë foli për “shpifjen e radhës” duke deklaruar se “procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur, pas një kërkese po nga ana e opozitës se që në fund të muajit mars ka ngritur “grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike”, dhe se për këto raste do të ketë një raportim të veçantë.

Në lojë ka hyrë dhe Prokuroria e posaçme, SPAK, e cila ka nisur hetimet për një tjetër tender, atë të ministrisë së Mbrojtjes, për blerjen e pakove ushqimore për Rezervat e shtetit, i fituar nga një kompani maqedonase e cila rezulton të ketë shtuar në aktivitetin e saj tregtimin e produkteve ushqimore, vetëm pak ditë para zhvillimit të garës.

Edhe ministria e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat. Të njejtën gjë bëri dhe kryeministri Edi Rama, duke ironizuar madje pretendimet e opozitës e duke pohuar se nuk bëhej fjalë për tendera sekret, pasi sipas tij ato janë publik

Por në shkurt të këtij viti, qeveria miratoi një vendim për “lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”. Ndërsa në 22 mars me një tjetër vendim, parashikoi dispozita kalimtare për të përfshirë në këtë kategori dhe kontratat që do të lidheshin në situatën e pandemisë

“Në fakt de jure janë kontrata sekrete sepse ky rregullim ligjor me dy vendime qeverie i çon te neni 6 që është neni për kontrata e klasifikuara. Ndërkohë dhe de facto, janë të tilla sepse për këto kontrata nuk kemi asnjë informacion për mënyrën se si është proceduar, se çfarë malli është prokuruar, cilat janë karakteristikat dhe sasia e tij, afatet për dorëzim apo elementë që kanë të bëjnë me situacionet e pranimit dhe pagesës së vlerës së këtij malli”, i tha Zërit të Amerikës përmes Skype-t, Aranita Brahaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit shqiptar të Shkencave.

Ky institut ka një program të posaçëm mbi transparencën në prokurorime. Zonja Brahaj shpjegon se në rastin e tenderave të organizuar gjatë kësja periudhe problem nuk është vetëm transparenca mbi fondet por dhe pjesmarrja e kompanive në to: “Nuk është vetëm deficenca buxhetore, ose e thënë me fjalë të thjeshta oferta ose çmimi më i leverdisshëm që duhet të zgjedhë operatori kontraktor, por dhe dinamika se si qeveria ka zgjedhur të bëjë blerje. Nuk kemi të publikuar asnjë detaj të këtyre kontratave. Ka vetëm vendime të Këshillit të Ministrave në të cilin miratohet kontrata me një titull të caktuar dhe një kontraktor të caktuar, pa dhënë asnjë detaj të furnizimit të mallit apo të procedurës për përzgjedhjen e operatorit që do të garantonte furnizimin”

Shqipëria është aktualisht në raundin e 5-të të vlerësimit të GRECO-s i cili ka në fokus parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në institucionet e ekzekutivit dhe agjensitë ligjzbatuese. Ky raund vlerësimi do të marrë në konsideratë një seri tematikash që nga parimet e kodet e etikës, te konflikti i interesit e zbatimi i rregullave në lidhje me të, deri te parandalimi apo kufizimi i aktiviteteteve të caktuara. VOA

 

Tags: greco korruosion tenderat sekrete
Previous Post

Sulmohet drejtori i aeroportit te Rinasit

Next Post

Sa është Kina fajtore për koronavirusin

droni

droni

Next Post
Koreja e Jugut ja si po e lufton koronavirusin, qasje më e butë përmes informimit dhe jo izolimit

Sa është Kina fajtore për koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.