Klinikat dentare do të hapen nga data 11 Maj, megjithatë përmes një protokolli masash higjieno-sanitare, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që t’i drejtoheni atyre vetëm për vizita urgjente dhe jo për kontrolle rutinë.
Në protokoll thuhet se të gjithë personat e punësuar apo klientët duhen kontrolluar për shenja të dukshme të koronavirusit.
Theksi vihet në ruajtjen e masave të sigurisë, higjienës dhe distancimit social.Të gjithë personat që i drejtohen subjekteve dentare duhet të komunikojnë më parë me punonjësit e saj.
Pacientët duhet të marrin rekomandime përmes telefonit përpara se të shkojnë në klinikë.

/DRONI.al/











