Po bëhet tashme më shumë se 2 muaj qe Shqiperia vijon te jete nen ndikimin e masave dhe percaktimit te orareve nga qeveria. Zgjatja e kufizimeve ka sjelle pakenaqesite e para te njerezve por dhe te personazheve te njohur.
Kjo gjendje e ka mërzitur këngëtaren shqiptare, Besa Kokëdhima e cila këtë e la të kuptohet nëpërmjet një reagimi në Instagram.
“Stop mbylljes, mjaft më”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë. Edhe Besa si të gjithë të tjerët po qëndron e izoluar dhe i janë anuluar aktivitetet e saj me muzikë, çka përkthehet padyshim dhe në kosto ekonomike për ta.

/DRONI.al/











