Jane zbardhur detajet e para te nje ngjarje te rende te ndodhur ne Korçë paraditen e sotme.
Siç raportohen informacionet nga gazetarët, një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një çifti bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pendavinj të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake çifti i plagosur është qëlluar nga 20 vjeçari Ilia Jani, i cili është nipi i bashkëshortes së plagosur.
Ilia Jani njihet si një person problematik nga bashkëfshataret, teksa banorët e fshatit bëjnë me dije se Beni Leka është goditur me thikë në gjoks ndërsa Ditera Leka me gurë në kokë.
Priten detajet zyrtare nga policia qe do te konfirmojne ngjarjen e sotme.
//DRONI.al/












