Pas 20 ditësh, me ne fund lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është rishfaqur në publik. Kjo dalje publike vjen pas spekulimeve se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Siaps BBC, lajmin e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e vendit komunist, KCNA.
Agjencia raporton se lideri koreano-verior ka prerë shiritin e inaugurimit në një fabrikë fertilizuesish. Në raportim thuhet se njerëzit në fabrikë shpërthyen në brohorima kur ai u shfaq.

Pati spekullime te forta se mos lideri kishte nderruar jete, dhe ketu u perfshine dhe presidenti amerikan Trump i cili me heret tha se kishte informacione se Kim Jong Un ishte mire.
/DRONI.al/











