Një aksident i rëndë ka ndodhur kete mbrëmje në Gramsh. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te Ura e Trashovicës ku nje makine ka pesuar aksident.
Dy gra rreth moshës 50 dhe 55 vjeç kanë mbetur të plagosura.
Ato janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.











