• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PORTRET/ Pellumb Pipero, nga emerimi ne repartin e ushtrise deri tek fleterrufete te spitali ushtarak

droni by droni
28 April, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Keshilla e Piperos: Ne kete periudhe perdoreni sa me pak kondicionerin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Evis Nasto

Për të janë thurur këngë, bejte dhe MEMEpa fund. Është shëndrruar në një simbol kulturor në median klasike dhe në rrjetet sociale duke fituar simpatinë e gjerë të publikut në kohë të vështira për ekzistencën njerëzore. Nuk bëhet fjalë për një artist e ca më pak për një politikan.

Ai është një mjek veteran në Spitalin Infektiv në QSUT, të cilin unë kam patur rastin ta njoh dhe nga afër në një intervistë në studio disa vite më parë. Doktor Pëllumb Pipero është një nga ata mjekë që ende nuk e ka humbur besnikërinë ndaj parimeve të Hipokratit për të cilat është betuar 39 vite të shkuara kur përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjeksisë. Një besnikëri që tregon shumë për vlerat karakteriale të tij duke qenë se profesionin e mjekut dhe specializimin si infektolog erdhën si rrjedhojë e rastësisë dhe jo zgjedhjes personale.

E tillë ishte jeta për çdo të ri në diktaturë ku fatet i kishte në dorë Partia-Shtet dhe jo individi. Për një familje të madhe si ajo nga vinte djaloshi Pipero, me 4 vëllëzër të tjerë dhe 2 motra, të ndiqje pasionet ishte një luks i paarritshëm, sidomos kur e drejta për studimet e larta nuk ishte një mundësi e akesueshme për të gjithë shqiptarët.

Ndaj kur 18-vjeçarit i doli e drejta për të studiuar mjekësi në vitin 1976, ai nuk u ndje edhe pse në mendjen e tij fshihej dëshira për të studiuar filozofi. “Atë vit – kujton Pëllumbi në një intervistë për një të përditshme – për filozofi shkoi vetëm një student dhe mua më sollën në mjekësi. Kam punuar dyfishin e kolegëve të mi…” Mjekësia mund të quhej një rastësi e këndshme për të nëse do të krahasohej me peripecitë e tjera që iu desh të përballej.

Studimet i përfundoi me mesataren 9.86 dhe pas stazhit 1 vjeçar, ëndërronte që së paku të mund të qendronte në Fakultet si pedagog, kështu mund t’i përkushtohej studimeve dhe hulumtimit shkencor. Por të qenurit student i shkëlqyer nuk e privonte Partinë nga e drejta për të vendosur se ku duhej të emëroheshe. Pëllumb Pipero u emërua mjek në Spitalin Ushtarak duke u rekrutuar kështu pa dëshirën e tij në rradhët e Forcave të Armatosura. Ishte moda e fletërrufeve dhe doktori i ri, krejt pa përvojë, kujton se u përpoq të jepte më të mirën në spitalin ushtarak, aq sa falenderimet e bujshme me fletërrufe të ngjitura pas murit u bënë të tepërta për xhelozinë e kolegëve. Nuk vonoi emërimi i ri në një repart ushtarak në Ndroq.

Qasja e tij e parë si mjek me të sëmurë ndodhi pikërisht në këtë repart. Me thjeshtësinë që e ka karakterizuar ngahera doktori kujton “nuk ishte kaq e thjeshtë të përballej me të sëmurin për një mjek pa shumë përvojë si ai, por gëzohej kur njerëzi i thonin ‘Je doktor i mirë!’ ” . Një optimist i lindur, doktor Pipero ia doli të shikonte gjysmën plot të gotës gjatë qëndrimit në Ndroq duke u kredhur në lexime që e ndihmuan në studimet pasuniversitare.

Ai nuk u tremb as kur në vitet e rikthimit si zv/dekan për pjesën e Ushtrisë në Fakultetin e Mjeksisë, ish ministrja e arsimit asokohe e kërcënoi me varje në trekëmbësh për vonesën në dhënien e përgjigjes së analizave për helmimin e disa studentëve, vetëm sepse ai përdori termin e panjohur për zyrtaren e nomeklaturës së kuqe “mbjellje të bakterit”. Vetëpërmbajtja, një veçori kaq esenciale për një mjek dukshëm ishte e pranishme tek doktori i ri. Ajo çka mungonte ishte rezistenca ndaj gjakut. Provat e shumta në kirurgji duke asistuar në operacione doktorin e njohur asokohe Ismail Feta dështuan të gjitha. Ishte konstatimi i drejtpërdrejte i Fetës “Pëllumb, ti nuk bën për kirurgji” – që e pozicionoi më pas doktorin tek infektivi.

Rastësi ose jo, doktor Pëllumb Pipero u gjend përballë sprovës më të madhe të tij si mjek në një kohë lufte me një virus që asnje personalitet i mjekësisë dhe kërkimit shkencor në botë nuk di të jap një informacion të detajuar për natyrën e këtij patogjeni vdekjeprurës. Prej mëse një muaj, ai është protagonist në çdo studio televizive, jo vetëm për përvojën e tij të gjatë në mjekësi, sepse në këtë betejë fronti i mjekëve u pasurua me shumë figura të shquara që iu përgjigjën thirrjes për shërbim, paçka se kishin dalë në pension. Dr. Pipero fitoi një pëlqyeshmëri të gjerë në publik për karakteriskat e tij humane që ndryshe nga shumë mjekë të tjerë nuk i ka humbur me kalimin e kohës.

Alienizimi me vuajtjet e të sëmurit, zhbërja e shqetësimit të familjarit janë tipare që i ndeshim rëndom vitet e fundit tek bluzat e bardha. Për shumë rrethana, janë të rrallë mjekët të cilët dinë të shpjegojnë me një gjuhë të thjeshtë për pacientin gjendjen e tij shëndetësore, duke fituar kështu bashkëpunimin dhe besimin e të sëmurit, që cilido profesionist me përvojë e di se është thelbësisht e rëndësishme për të fituar betejën me çdo sëmundje dhe me këtë pandemi. Dr. Pëllumb Pipero është një nga këta mjek, që duke gërshetuar përvojën me humanizmin, ia ka dalë që sëbashku me ekipin e Infektivit të rikthejë besimin dhe popullaritetin e humbur të bluzave të bardha në këto kohë lufte për ekzistencën njerëzore

Tags: pellumb pipero
Previous Post

Mesazhi i Bashes: Hajdar Kovaci kandidoi per PD

Next Post

EMRI/ Plagosja ne Shkoder, kush qelloi dhe pista e krimit

droni

droni

Next Post
FOTO/ Plagosja ne Shkoder, Bici ne gjendje te rende

EMRI/ Plagosja ne Shkoder, kush qelloi dhe pista e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.