Ndahet nga jeta përkthyesi dhe publicisti i njohur Ilir Hashrova. Ai humbi betejën me COVID-19 thanë famlijarët.
“Mbreme ne New York, ndahet nga jeta ILIR ALI HASHORVA, prej semundjes Covid-19, nje Intelektual antikonformist, patriot, shkrimtar, nje person fisnik qe gezonte respektin ne gjithe rrethin shoqeror e me gjere. Duke lene pas te shoqen, Linden dhe dy femijet Dritanin dhe Enin,si edhe motren e tij Dr. Hysnije Shtylla” – shkruan në profilin e tij në FB, kunati i të ndjerit, Mehmet Shtylla.
Familja Hashorva kishte emigruar në New York të SHBA-ve në fillim të viteve 2000.
Iliri ka lindur më 1 Tetor 1941 në Tiranë. Pas përfundimit të Fakultetit të Inxhinierisë ai punoi në Pashaliman, në Tropojë dhe më pas në Institutin e Hidrometeorologjisë në Tiranë si Shef i Laboratorit të këtij instituti.
Vitet e fundit ai është marrë me publicistikë, ka botuar artikuj dhe përkthime në mediat e Tiranës.

/DRONI.al/












