Në orët e para të mengjesit të sotem në Pikën Kufitare të Kakavijes ka mbërritur trupi i pajete i nje 65 vjeçari nga Elbasani me inicialet E.S.
Tre dite me pare 65 vjeçari ndërroi jetë në një prej spitaleve të Athinës si pasojë e përkeqësimit të situates së tij shendetesore nga koronavirusi.
65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabet apo probleme me zemrën.
Trupi i tij i pajetë është sjellë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës i pashoqëruar nga asnjë familjarë dhe më pas është tërhequr nga një mjet i agjencisë funerale për në qytetin e tij të lindjes, Elbasan.
/DRONI.al/












