• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çekia fiton ‘lirinë’, gjykata rrëzon vendimet e qeverisë për kufizimet

droni by droni
26 April, 2020
in Kryesore, Rajoni
0
Çekia fiton ‘lirinë’, gjykata rrëzon vendimet e qeverisë për kufizimet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fill pasi Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi kufizimet në krizën e koronavirusit në kundërshtim me ligjin, qeveria çeke brenda pak orësh i anuloi të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes, që nënkupton edhe hapjen e kufijve, raporton dojce welle.

Për aktivistë të të drejtave të njeriut si Anna Šabatová e bashkëshortin e saj, Petr Uhl, ky është një lajm i mirë. “Filloi të na shqetësojë, kjo që nuk mund të lëvizim më të lirë legalisht”, thotë Šabatová për Deutsche Ëellen. Të dy kanë një shtëpi pushimi në Gjermani, 1,7 km larg nga kufiri. “Asnjë përjashtim nuk u bë për ne”, thotë Šabatová.

Edhe regjisorja polake, Krystyna Krause, që jeton prej vitesh në Pragë, e mirëpret vendimin. Ajo thotë se në fillim të “kësaj çmendurie të Coronës” asaj i është dashur të qëndrojë e bllokuar në një fshat në Boheminë Jugore. E gëzuar është parukierja Zdena që thërret. “Rroftë liria!” “Rrofshin klientët!”, thotë ajo. Producenti i filmit, Petr Jančárek rrëfen si i kishte kaluar ditët e krizës së Coronës. “30 vite, një gjysmë jete nuk lejohesha të udhëtoja në perëndim. M’u kujtua sërish kjo kohë”. Petr është tani i lehtësuar.

Ngjarja e ditës:

Të enjten (23.04.) Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi si shkelje ligjore katër rregullore të Ministrisë së Shëndetësisë. Dy prej tyre kufizonin lirinë e lëvizjes, të tjerat tregtinë me pakicë. Gjykatësi, Štěpán Výborný argumentoi, se kufizimet e të drejtave bazë lejohen të kufizohen nga qeveria vetëm në pajtim me ligjin për krizat. Ai u dha kohë deri të hënën qeveritarëve në Çeki për të përmirësuar situatën ligjore.

Kabineti i kryeministrit çek, Andrej Babiš e shpalli më 12 mars gjendjen e jashtëzakonshme në vend për 30 ditë. Parlamenti e zgjati atë deri në fund të prillit dhe i miratoi kufizimet si i parashikon ligji për krizat. Por qeveria më vonë i tërhoqi këto vendime. Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtěch, i futi sërish në fuqi vendimet, por këtë herë si bazë ligjore shërbeu ligji për mbrojtjen e shëndetit publik.

Eksperti për shëndetësinë, Ondřej Dostál, që e hodhi në gjyq qeverinë u trégua i gëzuar për vendimin e gjykatës. “Nga pikëpamja e një shteti demokratik kemi ecur edhe një hap përpara, tha ai në bisedë me gazetën “Hospodářské noviny”. Avokati mbrojtës i njohur në Çeki, Tomáš Sokol, u shpreh për Deutsche Ëellen, se “qeveria e braktisi zonën relativisht të sigurtë ligjore, që i jepte ligji për krizat për të vendosur kufizime dhe zgjodhi me rrezik ligjin e mbrojtjes së shëndetit si arsyetim për të njëjtat ndalesa”. Nuk ishte e habitshme, që gjykata nuk i pranoi këto, thotë Sokol.

Gazetari dhe ish-ambasador në Paris, Petr Janyška thotë se “ishte një vendim i rëndësishëm gjykate, që i tregon ekzekutivit, që edhe në raste krizash duhet t’i përmbahet ligjeve”. Janyška thotë, se nuk do të habitej, nëse kryeministri Babiš nuk do ta vinte në dyshim këtë vendim. Vërtet Ministri i Shëndetësisë, Vojtěch menjëherë ka bërë të ditur apelimin për shfuqizimin e këtij vendimi. Qeveria çeke mori vendim të premten, se do të kërkojë në parlament zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 25 maj.dw

Tags: cekiakoronavirus
Previous Post

Tregu i librit në krizë, botuesit nuk kanë një zë

Next Post

SHËNIM/ Rreth nevojës për ‘rrezikun e ndikimit të Orban’ në Shqipëri

droni

droni

Next Post
Viktor Orban poker fitoresh, këtë herë me 2/3 për të qeverisur Hungarinë

SHËNIM/ Rreth nevojës për ‘rrezikun e ndikimit të Orban’ në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.