Është shënuar rasti i parë me Covid-19 në Përmet.
Bëhet fjalë për një emigrant të karantinuar në një prej hoteleve të qytetit. Mesohet se emigranti i infektuar është rreth 50 vjec, ndërsa ka hyrë përpara 5 ditësh nga Kakavija.
Ky është rasti i parë i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste, duke e çuar në 678 numrin e të prekurve.Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.
/DRONI.al/











