Ka shkuar në 47, numri i personave të prekur me koronavirus në Pejë. Mësohet se Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi mbrëmë edhe për 26 raste të reja. Instituti bëri të ditur se numri i madh i rasteve me koronavirus në Pejë është si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremoni mortore më 6 prill.
Sot në Pejë pritet që edhe disa persona t’u nënshtrohen testeve për Covid-19, numri i të cilëve ende nuk dihet. Personat që rezultuan pozitiv me Covid-19 së fundmi, banojnë në lagjen “Kristal” dhe disa të tjera në fshatin Bllagajë.
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci thotë për KosovaPress, se të gjitha rastet e reja të infektuara në këtë komunë janë raste kontakti me familjen e cila ditë më parë kishte rast vdekje.











