Është emëruar drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, pas revoltave që kanë ndodhur tek burgu 313 ndërkohë që posti ishte bosh prej disa kohësh.
Ai është Enver Levani i cili vjen në këtë detyrë pas shkarkimit të Bardhyl Kaçorrit disa muaj më parë. Mësohet se Levani është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, duke pasur një eksperiencë mbi 16 vjeçare në polici.
Levani mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit. Referuar të dhënave, Enver Levani vjen në këtë detyrë duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”. Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.












