Një i moshuar u ndalua sot nga policia, pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare.
Ai eshte personi me inicialet B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.
“Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.












