Mediat në Itali e kanë quajtur, një mrekulli. Spitali i Niguardia-s, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga 5 sallat e terapisë intensive për shkak të zvogëlimit të pacientëve me coronavirus. 27 shtretër që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë bosh.











