Në orën 11:00 të paradites së sotme, nenat me fëmijë i kanë dhënë fund shëtitjes në orarin e lejuar, duke bërë që qendrat urbane në të gjithë vendin të zbrazen sërish.
Ne disa zona të kryeqytetit është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë të cilët kanë këshilluar qytetarët që të futen brenda.
Tek diga e Liqenit shume nena me femije qendronin ende jashte.
Vendi do të qëndrojë në izolim total deri në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm, ku do të nisë sërish lëvizja për personat me autorizim dhe një numër biznesesh që i shtohen listës së aktiviteteve të hapura, në kuadër të lehtësimit të masave.











