Luana Vjollca dhe vajza këngëtare e Sabianit, Keisi Meidini ndërkohë që po qëndrojnë të izoluara në shtëpi kanë vendosur të shfrytëzojnë diellin e pranverës për të marrë rreze.
Nga verandat e shtëpive ato kanë çuditur komshijtë pasi kanë nisur “sezonin e plazhit”, duke u zhveshur për të marrë rreze për t’u bërë çokollatë në kushte shtëpie.


Luana postoi në Instagram, foton e veshur me një fustan pink veror ku u tregon ndjekësve se si e shfrytëzon izolimin për të mos u mërzitur, ndërsa Keisi shfaqet e shtrirë me bikini, njësoj sikur të ishte në breg të detit.
/DRONI.al/












