Aktori shqiptar Bruno Shllaku ka pësuar sot hemoragji cerebrale dhe është shtruar në spitalin qendror ne Tirane.
Ai ndodhet në reanimacionin e neurologjisë në QSUT për t’u mbajtur nën kontroll, ndersa mesohet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar.
Lajmi eshte konfirmuar nga vellai i tij, Primo Shllaku i cili ka shpjeguar se më parë aktori nuk ka pasur ndonjë sëmundje, apo dobësim të gjendjes shëndetësore.











