89 deputetë kanë votuar pro ndryshimit të Kodit Penal për periudhën e Pandemisë. Mazhoranca ka pranuar disa ndryshime të propozura anga Presidentit Ilir Meta për Kodin Penal.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se janë pasqyruar në ligjin e miratuar rekomandimet e Metës si dhe janë dakordësuar me shumicën dërrmuese të grupeve parlamentare.
Kështu thyerja e karantinës që mund të shkaktojë vdekjen e personit si pasojë e infektimit do të dënohet deri në 8 vite burg dhe jo 15 siç parashikonte mazhoranca më herët.
Dhe në fund kush shkakton nëpërmjet përhapjes së COVID-19 vdekjen e një njeriu tjetër dënimi parashikohet 5-10 vite burg.
vijonn…
/DRONI.al.












