Mjeku Roland Xhaxho dhe deputeti Adriatik Alimadhi janë negativizuar nga koronavirusi, por për shkak të problemeve me pulmonet duhet të qëndrojë ende në spitalin infektiv.
Ndërkohë 90-vjeçari, i cili humbi jetën sot në mëngjes ishte shtruar në spitalin infektiv bashkë me gruan e tij 80-vjeçe.
Mësohet se gruaja 80 vjeçe është shëruar, por ende nuk është njoftuar për vdekjen e burrit të saj. Nesër ajo pritet që të dalë nga spitali infektiv dhe të dërgohet në spitalin e Fierit.
/DRONI.al/












